GRILL HOUSE
GREEK ORIGINAL SOUVLAKI

MIRESEVINI NE

GRILL HOUSE


GREEK ORIGINAL SOUVLAKI


Dicka me shume, rreth nesh.


Gjithçka nisi rreth 15 vite më parë, në shtetin tonë fqinj. Atje pata impaktin e parë me këtë ushqim “tradicional” grek. Fill më pas ndërmora iniciativën dhe guximin për të depërtuar në tregun grek. Siç ndodh zakonisht, çdo nisëm ka dhe vështirësitë e saj, por me shumë punë, dashuri dhe pasion çdo pengesë mund të tejkalohet. Ndërkohë që me kalimin e viteve përvoja jonë sa vinte dhe shtohej, lokali ynë i cili ndodhej në qytetin e Athinës, në zonë e Glyfadës (afër bregdetit) u bë përla e gatimit të Sufllaqes, Kebapit dhe jo vetëm. Edhe pse mes një konkurrence tepër të fortë arritëm të renditemi të parët. Suksesi ynë... thjeshtë përdorimi i produkteve të pastra, dëshira për të dhënë më të mirën dhe përkujdesja ndaj klientit. Por gjatë një udhëtim që bëra në atdhe për festat e fundvitit, pata dëshirën të provoj një sufllaqe, - shija e mbetur për mua ishte shumë e hidhur, sepse nuk pashë asnjë element të një sufllaqje të “mirëfilltë ”. Aty më lindi ideja por dhe dëshira e madhe për të ofruar edhe këtu të njëjtën cilësi ushqimi dhe përkushtim ndaj klientit. Dhe ja ky jemi sot, me lokalin e parë në kryeqytetin tonë. Duke u përpjekur çdo ditë maksimalisht për të ofruar atë çka dimë të bëjmë mjaftë mirë... Të Gatuajmë për Ju!

HISTORI SUKSESI

ME NE FUND... DICKA NDRYSHE!
Produktet e shijshme, dhe sherbimi yne i shpejte, do t'ju bejne jo thjeshte kliente,
por ADHURUESIT tane.

SHERBIMET TONA

Nese doni te provoni dicka te vecante, provoni shijet e gatimit familjar, te cilat i ofrojme ne Ambientet Tona, ose, ne Tryezat Tuaja, me ane te
sherbimit TAKSI FALAS.

CILESI E LARTE

Produktet tona jane te perzgjedhura dhe te fresketa. Ato perpunohen dhe konsumohen brenda dites. Te gjitha produktet paketohen me MATERIALE EKOLOGJIKE.